Jetëgjatësia, studimi: Pas moshës 105-vjeç ulet rreziku nga vdekja

Jetëgjatësia e njerëzve mund të rritet me kohën. Një studim i fundit pretendon se, pas moshës 105-vjeçare, rreziku i vdekjes te njerëzit ngadalësohet, e në disa raste ulet.

Shkrimi në revistën “Science” tregon se, maksimumi i caktuar i jetëgjatësisë nuk është mbërritur ende dhe ajo e njerëzve faktikisht po vjen në rritje.

Raporti i ri tregon se rreziku i vdekjes në moshën 50-vjeçare është 3 herë më i lartë sesa kur je 30 vjeç, por nëse kalon 105-vjetorin, ai bie me 50%. Që do të thotë, 50% më shumë mundësi për ta shtyrë edhe një tjetër vit. Kaq janë mundësitë që ka gruaja më e vjetër e botës sot, një japoneze 117-vjeçare, për t’u bërë 118-vjeç.

Përpara shekullit të XIX, mesatarja e jetëgjatësisë luhatej te 30 dhe 40 vjeç. Por, avancimi i jashtëzakonshëm i mjekësisë dhe teknologjisë ka bërë që në vitin 2016 ajo të mbërrinte në 72.

Vendet e 100-vjeçarëve sot vazhdojnë të konsiderohen Japonia dhe Italia, e në të dyja rastet, faktorë kryesorë të këtij fenomeni konsiderohen dieta ushqimore dhe aktiviteti fizik.

SHKARKO APP