Jeton në paqe me kancerin, 23-vjeçarja: Nuk më bëjnë flokët të bukur, por…
Një blogere 23-vjeçare vuan nga sëmundja e rëndë e kancerit, por nuk e ka përjetuar shumë keq.
Milly Smith u diagnostikua para një muaji me kancer në qafën e mitrës, por ka jetuar me këtë gjendje për tre vite.
Në një fotografi të shpërndarë në Instagram, ajo tregon rënien e flokëve, që shkaktohen nga kimioterapia. Postimi preku një pjesë të madhe të ndjekësve të saj, që përpiqeshin t’i jepnin kurajo me komente të ndryshme.
Ajo tregoi se në fund te trajtimit intensiv do i humbasë të gjithë flokët. Shumë optimiste Milly nuk e ka humbur shpresën dhe është në paqe me gjendjen e saj dhe efektet anësore.
“Kuptova se një vit më parë kjo do të më shkatërronte vetëbesimin, por unë jam mësuar me të dhe kjo është për shkak të dashurisë dhe pozitivitetit. Flokët e mi nuk janë ajo që më bën të bukur, është shpirti im i këndshëm dhe i mrekullueshëm që shkëlqen si dielli,” – shkruajti ajo në postim.
Rasti i rëndë që ka prekur blogeren ka prekur shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe postimi i saj është pëlqyer mbi 40 mijë herë.