Jo dietës vegane
Akademia Mbretërore e Shëndetsisë së Belgjikës, javën e kaluar rekomandoi se fëmijët, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe lehonat, nuk duhet të ndjekin një dietë vegane.
Një vlerësim i fundit tregon se 3% e fëmijëve belgë ndjekin këtë dietë, e cila përjashton mishin, vezët, produktet e qumshtit dhe të gjitha ushqimet që merren nga kafshët.
Mendimi mjekësor u kërkua nga përfaqësuesi i një organizate kombëtare të të drejtave të njeriut, të cilët kërkonin udhëzime për punonjës të kujdesit shëndetsor. Akademia Mbretërore e Shëndetsisë funksionon si një agjensi këshilluese për institucionet qeveritare të belgjikës.
Doktor Georges Casimir, një mjek pediatër në spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Fabiola”, dhe kreu i komisionit të emëruar nga akademia për të studiuar çështjen e veganizmit, dekurajoi dietën vegane për fëmijët dhe gratë shtatzëna, sepse ekziston mundësia e dëmeve të pakthyeshme.
Një problem shëndetësor i mundshëm, i krijuar nga dieta vegane është mungesa e proteinave dhe acideve yndyrore, esenciale për trurin në zhvillim.
Vitamina si D, B12, Kalciumi, thelbësore për zhvillim, mungojnë kur ndiqet dieta vegane.
Isabelle Thiebaut, bashkëautore e studimit dhe president e një organizte europiane për dietologët, tha se është shumë e rëndësishme t’i shpjegohet prindit rreth humbjes së peshës, vonesat psikomotorrike, kequshqyerja, anemia, si dhe mangësitë e tjera të shkaktuara nga një dietë vegane tek fëmijët. Nëse prindërit nuk ndjekin udhëzimet e reja, fëmijët të cilët vazhdojnë të ndjekin një dietë vegane duhet të marrin suplemente shtesë, kontroll mjekësor të vazhdueshëm dhe teste gjaku, sipas akademisë.
Jo gjithkush bie dakord me deklaratën e akademisë.
Shoqata Dietike e Europës, deklaroi se dietat me bazë bimore, mund të hartohen për të mbështetur jetesën e shëndetshme në çdo fazë të jetës. Sipas organizatës jo fitimprurëse, Britania ka rreth 600.000 veganë, rreth 1.2% të popullsisë së 2018.
Një grup i vogël vegjetarianësh shpikën termin vegan në 1944, bazuar tek organizata vegane. Një studim tjetër, i cili studio ndikimin e dietave të ndryshme. Dhe sugjeroi se përhapja botërore e një diete vegane mund te shmangë 8.1 milion vdekje në vit deri në 2050.