Jo me dietë, 23-vjeçarja tregon si humbi 60 kilogramë në pak kohë
Durimi është një virtyt, jo më shumë kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj – kjo është sipas një blogereje e cila ka arritur të bëjë një ndryshim në trupin e saj për dy vite. Në maj të vitit 2015, 23-vjeçarja Chloe Longstaff vuante me dhimbje koke të përditshme, të shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut dhe mbipesha. “Unë nuk kam pasur ndonjë operacion të humbjes së peshës, apo marrë ndonjë pilula “magjike”. Kam humbur të gjithë peshën time duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme të balancuar që përbëhet nga shumë ushqime të shëndetshme dhe shumë stërvitje. Ajo thotë se 80 për qind e kohës ajo ha në mënyrë të shëndetshme dhe 20 për qind të kohës, ajo ushtrohet në palestër. Longstaff thotë se e urren dietën dhe nuk është aspak motivuese. Në muajt e parë, ajo humbi afërsisht dy apo tre kilogramë në javë.