Jo vetëm sasia, edhe koha e të ushqyerit ndikon në shtimin në peshë
Ndonëse dimë që sasia e ushqimit që konsumojmë ndikon në peshën tonë trupore duket se edhe një tjetër faktor i lidhur po me ushqimin ndikon në shtimin e kileve ose jo.
Koha në të cilën konsumojmë një vakt ka të bëjë pikërisht me këtë pjesë. Sipas një studimi të kryer nga kërkues japonez, për 5 vite me radhë kanë vëzhguar 1.083 të rritur dhe më pas i kanë ndarë në 4 kategori sipas shpejtësisë së konsumimit të ushqimit.
Pas afatit kohor të 5 viteve u arrit në përfundimin se personat që hanë shpejt kanë probleme me metabolizmin e tyre dhe shtonin peshë më shumë në pjesën e belit dhe barkut, gjithashtu kanë presion më të lartë të gjakut.
Nëse hamë shpejt nuk i japim mundësi trurit të përpunojë informacionin dhe ndjesia e ngopjes vjen me vonesë duke na shtyrë të hamë më shumë sesa vërtetë kemi nevojë.