Ju del gjumi natën? Këto veprime nuk duhet t’i bëni kurrë
Nuk ka asgjë me të keqe sesa të zgjohesh në mes të natës dhe të rrotullohesh nga njëra anë në tjetrën në përpjekje për të fjetur sërish.
Disa marrin telefonin dhe fillojnë të kontrollojnë orën, ndërsa te tjerët çohen nga shtrati për të marrë një gotë ujë.
Një specialist i gjumit ka zbuluar dy gjërat qe duhet patjetër t’i shmangni nëse doni t’ju zerë gjumi shpejt.
Dr. Michael Breus, specialist i gjumit dhe autor i librit “The Power of When”,rekomandon:
Mos shkoni në tualet, vetëm nëse e keni shume të nevojshme:
Sipas Breus, rrahjet e zemrës rriten menjëherë sapo çoheni nga shtrati.
Mos e shikoni orën
Kur zgjohesh në mes të natës dhe nuk të zë gjumi, instikti i parë është të kontrollosh orën dhe të bësh llogari matematikore se edhe sa orë kanë mbetur nga rënia e alarmit të zgjimit.