Ju ka “pushtuar” stresi? Zgjidhjen e keni para syve, por nuk e shihni

Shumë njerëz përballen me stresin në përditshmëri dhe nuk arrijnë që të gjejnë një zgjidhje për tu qetësuar. Në fakt, është vetvetja.

Skanerët e trurit kanë sugjeruar se bisedat me veten ndihmojnë në kontrollin e emocioneve. Ky studim bazohet tek eksperimentet me disa vullnetarë që iu nënshtruan skanimit të trurit ndërkohë që po përjetonin stres.

“Në thelb, duke iu referuar vetes në vetën e tretë, do të mendoni për veten sikur të ishte një person tjetër dhe do arrini të cliroheni nga streset e ditës”, tha Jason Moser, një profesor i asociuar i psikologjisë në Michigan Universiteti Shtetëror.

Zgjidhja ideale është që cdo person të dalë para pasqyrës e të nxjerrë mllefin apo fjalët që ka mbajtur brenda gjithë ditën. Kjo do ti ndihmojë në përmirësimin e shëndetit psikologjik.

SHKARKO APP