Ju që pini kafe çdo ditë, lexojeni

Një studim i ri ka gjetur se pirja e rregullt e kafesë nuk çon në rrahje të tepërta të zemrës – një studim i mëhershëm që thoshte se konsumimi i kafeinës mund të çrregullojë ritmet e rregullta kardiake.

Studimi, që u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos, është më i madhi që dëshmon lidhjen mes kafesë dhe zemrës.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Gregory Marcus, tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i hulumtuesve studiuan 1.300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë, si obeziteti dhe depresioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?