Ju shfaqen vazhdimisht akne në shpinë, cilat janë 2 mënyrat natyrale për t’i trajtuar
Edhe pse aknet janë nga ato “mikesha të paftuara”, që nuk do të donim kurrsesi t’i kishim në fytyrë a trupin tonë, tanimë jeni të ndërgjegjshëm që nuk mund t’u shpëtojmë lehtë. Sigurisht që vendi ku shfaqen aknet është i pari që përcakton trajtimin e tyre, për shembull nëse ju shfaqen akne në fytyrë, fondotinta (kremi pudër) është mënyra më e lehtë për t’i fshehur ato. Por nëse aknet shfaqen në zona të tjera të trupit, si në shpinë, është e vështirë të veshësh një fustan dhe të mos duken.
Por cilat janë shkaqet e shfaqjes së akneve?
Produktet që përdorni për trupin, shampoja e trupit, shampoja e kokës, balsami i flokëve, kremi hidratant, kremi mbrojtës i diellit, vaji i masazhit etj.
Mund të ndikojnë në bllokimin e poreve të lëkurës duke shkaktuar shfaqjen e akneve në këtë pjesë të trupit. Pa harruar këtu që shumë prej produkteve larëse kanë një përqindje të lartë të përbërësve kimikë në përmbajtjen e tyre, të cilët shpeshherë janë agresivë sidomos për lëkurat e ndjeshme.
Kujdes me materialet e veshjeve pasi mund t’ju irritojnë lëkurën
Edhe pse kur dilni për të bërë shopping, jeni të prirura t’i zgjidhni veshjet në ballë të stilit apo buxhetit që keni në dispozicion, duhet t’i kushtoni rëndësi edhe materialit të veshjeve tuaja. Kontakti i lëkurës me materiale me përmbajtje të lartë plastike mund të shkaktojë rritim të lëkurës e si pasojë shfaqje të akneve.
Nuk i kushtoni rëndësi higjienës personale
Higjiena personale është një ndër faktorët kyç që ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e akneve në zonën e shpinës. Shmangia e dushit pas aktivitetit fizik, djersitja e tepërt, përdorimi i të brendshmeve si reçipetat dhe kanotierja janë disa prej faktorëve që çojnë në shfaqjen e akaneve.
Çfarë është e shëndetshme për zemrën, është e shëndetshme edhe për trupin
Tregohuni të kujdesshëm lidhur me regjimin ushqimor, shmangni ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrnash të pangopura, kufizoni alkoolin, pini ujë vazhdimisht që të jeni të hidratuar, mos abuzoni me nënproduktet e qumështit (disa studime tregojnë se njerëzit që përdorin dieta me përmbajtje të lartë të qumështit, kanë më shumë mundësi të preken nga shfaqja e akneve) etj.
Ne ju propozojmë 2 mënyra natyrale për të shpëtuar prej këtyre akneve:
Uthull molle dhe kripë e jodizuar: Kombinimi i përbërësve me veti antiinflamatore të uthullës së mollës me kripën mund të ketë efekte çudibërëse për lëkurën tuaj. Përzieni në sai të barabarta 100 ml uthull molle dhe 100 gr kripë, përdoreni si scrub këtë përzierje dhe lëreni të veprojë në lëkurë për 20-30 minuta dhe lahuni si zakonisht.
Sodë buke dhe vaj susami: përziejini 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 lugë gjelle vaj susami dhe krijoni me to një pastë. Aplikojeni atë në zonën ku keni puçrra në kurriz. Lëreni të veprojë për rreth një orë dhe më pas shpëlajeni. Përdoreni këtë ilaç natyral një ose dy herë në ditë për disa ditë radhazi.