Kafe apo çaj jeshil në mëngjes?
Kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit me anë të dietës ushqimore, çaji jeshil është padyshim pija më e preferuar e mëngjesit për shumë njerëz të famshëm dhe të thjeshtë.
Dhe e gjithë kjo për një arsye: Çaji jeshil përmban përfitime të shumta shëndetësore që i kalojnë ato të llojeve të tjera të çajit ose kafes.
Ekspertja e ushqimit, Anna Magee, shpjegon përse duhet të zgjidhni çajin jeshil në vend të kafes për një mëngjes të shëndetshëm. Ekspertja e ushqimit, Anna Magee, shpjegon përse duhet të zgjidhni çajin jeshil në vend të kafes për një mëngjes të shëndetshëm.
Parandalon plakjen e trurit
Do të kesh kujtesë të fortë edhe në moshë të vjetër? Çaji jeshil mund t’ua plotësojë dëshirën. Studimi kanë treguar se çaji jeshil është i pasur me disa përbërës kristalizues që mund të shkojnë në tru dhe të mbrojnë neuronet (qelizat nervore). Çaji jeshil mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e sëmundjes së alcejmerit, një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës.