Kafe? Një ndër arsyet pse ju dhemb gjoksi
Shumica e grave kanë dhimbje gjoksi dhe ky është fakt tashmë. Një ndër arsyet që e dimë të gjithë lidhet me periodat, të cilat sjellin enjtje dhe dhimbje për shkak të nivelit të hormoneve në organizëm. Gjithashtu mund të ndikojë edhe të stërviturit, që për fat të mirë është një dhimbje e përkohshme. Mirëpo një ndër arsyet që shkakton dhimbje gjoksi është përdorimi i kafesë.
Ekspertët thonë se gjoksi është i ndjeshëm ndaj kafesë për shkak të “kanaleve të vogla” në këtë zonë, që në disa raste mund të rriten nga stimulantë si kafeina apo çokollata; kjo ënjtje shkakton dhimbje. Pra, në rast se ndieni se gjoksi ju dhemb fill pasi keni konsumuar kafe, bëni një vizitë tek doktori nëse duhet ta përjashtoni kafenë nga dita juaj.