Kafeja zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2
Pirja e tre ose katër filaxhan kafeje çdo ditë zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sipas një studimi të ri shkencor.
Në studim u përfshinë rreth 1.2 milionë njerëz dhe u drejtua nga studiues në Institutin për Informacione Shkencore mbi Kafene (ISIC), që u krijua në vitin 1990.
Mattias Carlström, autor kryesor, zbuloi se efekti ishte pak më i madh tek gratë sesa tek meshkujt.
Sipas hulumtive u arrit në përfundimin se pirja e 3 filaxhan kafeje në ditë u shoqërua me një ulje të rrezikut të diabetit të tipit 2 deri në 27%.
Rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 ra deri në 7% me çdo filxhan shtesë të kafesë të konsumuar.
Ekspresi dhe kapucinot janë të dobishme megjithatë përdorimi i sheqerit nuk këshillohet nga ekspertët.