Kafja ju ndihmon të bini në peshë
Nëse nuk mund ta filloni mëngjesin pa konsumuar një filxhan kafeje, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Përveç se kafja ju jep shumë energji për nisur ditën, rezulton se ajo mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbisni peshë.
Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, po sipas artikullit të publikuar nga The Independent në të cilin janë dhënë mendimet e dietologëve, kafja është pija ideale për t’u konsumuar në mëngjes.
“Kafja duhet të jetë gjëja e parë për t’u pirë në mëngjes, pasi jo vetëm rrit nivelet e përqendrimit dhe të energjisë, ndihmon edhe në humbjen e peshës”, tha dietologia Sarah Flowers.
Sipas Flowers, kafja ndihmon në rënien në peshë sepsë përshpejton metabolizmin e njeriut. “Filxhani i përditshëm i kafesë mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të tretjes, duke stimuluar që të digjni më shumë yndyrë”.