Kanabis në zyrë për relaksimin e punonjësve
Keni stres në zyrë? Keni qëndruar shumë orë para kompjuterit. Mos u shqetësoni me një çaj bimor marijuane çdo gjë kalon.
Por jo vetëm çaj, në një kompani punonjësit tani mund të relaksohen edhe me aromatizues të prodhuar nga kanabisi, biskota dhe produkte të tjera ushqimore me marijuanë.
Kjo është një nga përfitimet që kompania në Rimini dëshironte t’ju jepte punonjësve të saj.
Ideja ishte e Giacomo Arcaro, themeulesi i kompanisë Riviera që merret ne komunikimin dhe marketingun në rrjet, veçanërisht në rrjetet sociale.
“Ne jemi një ekip i përbërë nga të rinj, mosha mesatare është nën 30 vjeç. Por kompania është rritur shumë për një kohë të shkurtër, kemi punuar dhe punojmë me markat ndërkombëtare, nga Bulgari në Yoox,”-tha ai.
Kemi vendos që të qëndrojmë në Rimini pasi cilësia e jetës është e rëndësishme.
“Pavarësisht se qëndrojmë në provincë, stresi i punës nuk mund të largohet dhe kjo është arsyeja që kemi vendosur në ambjentet tona produkte të ndryshme të prodhuara me kanabis. Ato garantojnë relaksimin e punonjësve dhe mundësinë që të punojnë më mirë.”
Arcaro shprehet se kjo është filozofia që ka ndjekur që në fillim. Ai thotë se nuk është e rëndësishme sesa punoni por sesi punoni.
“Nuk duhet të bësh check-in, oraret janë fleksibël dhe punonjësit tanë vështirë se i gjen në zyrë. Ata punojnë jashtë.”