Kanceri: Ekspertët shprehin frikën e një “epidemie” europiane në dekadën e ardhshme
Të paktën një milion diagnoza kanceri mbetën të padiagnostikuara në Evropë gjatë dy viteve “të humbura” të pandemisë, e cila mund të rezultojë në një “epidemi” evropiane të kancerit brenda dekadës së ardhshme, ka paralajmëruar një panel ndërkombëtar onkologësh dhe ekspertësh të tjerë.
Shkencëtarët e panelit të revistës prestigjioze mjekësore “The Lancet Oncology”, të drejtuar nga profesori Mark Lawler i Queen’s University, Belfast, i cili bëri një publikim përkatës, theksojnë se Covid-19 ka nxjerrë në pah një sërë dobësishë si në fushën e trajtimi dhe kërkimit të kancerit në Evropë, të cilat nëse nuk trajtohen në kohë, rrezikojnë të vonojnë trajtimin e kancerit me gati një dekadë.
“Ne vlerësojmë se rreth një milion diagnoza të kancerit u munguan në Evropë gjatë pandemisë. Ne po garojmë me kohën për të gjetur këto kancere të humbura. “Përveç kësaj, ne pamë një ndikim alarmues në kërkimin e kancerit, me mbylljen e laboratorëve dhe provat klinike të vonuara ose anuluara gjatë valës së parë të pandemisë,” tha Dr. Lawler.
Raporti Evropian Groundshot i Komisionit të Onkologjisë Lancet, i paraqitur në Samitin Evropian të Kancerit 2022, vlerëson se në vitin e parë të pandemisë mjekët panë 1.5 milionë pacientë me kancer më pak, ndërsa një në dy pacientë me kancer nuk iu nënshtruan operacionit ose kimioterapisë së nevojshme në kohë. Për më tepër, 100 milionë teste diagnostikuese imazherike për kancerin nuk u kryen, me rezultat që deri në një milion evropianë mund të kenë aktualisht kancer të padiagnostikuar.
Raporti i ekspertëve zbuloi se në dekadën e mëparshme 2010-2019 investimet totale në Evropë për kërkimin e kancerit arritën në 20 deri në 22 miliardë euro, ose rreth 26 euro për frymë, krahasuar me 80.5 miliardë dollarë (76 miliardë euro) ose 234 për frymë në SHBA gjatë të njëjtës periudhë. Komiteti rekomandon të paktën dyfishimin e kërkimit të kancerit në Evropë në 50 euro për banor deri në vitin 2030, me theks në përmirësimin e parandalimit.
“Vlerësohet se 40% e kancereve në Evropë mund të parandalohen nëse strategjitë e parandalimit parësor do të përdorin më mirë të kuptuarit tonë aktual të faktorëve të rrezikut të kancerit. Për më tepër, deri në një e treta e rasteve të kancerit në Evropë kanë më shumë gjasa të kenë një rezultat më të mirë nëse zbulohen më herët”, tha Anna Smuts nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) me qendër në Francë.