FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kanceri, gjendet kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave

Është gjetur kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave. Në të ardhmen kjo gjetje mund të bëhet çelësi për kurat anti-kancer, të cilat synojnë të vrasin vetëm qelizat kanceroze. Ky zbulim vjen nga Universiteti Amerikan Northwestern. Pikërisht si të dhënat e informacionit të një software-i, kodi është i përmbyllur në udhëzimet e çdo qelize të organizmit, dhe bëhet aktiv kur qelizat transformohen për shkak të një tumori.

Kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave është i trupëzuar në një proteinë të lashtë 800 mijë vjeçare, funksioni i të cilës është mbrojtja e organizmit nga kanceri. Tani që ky kod është zbuluar, ekziston mundësia që të shmanget kurimi me kimioterapi. Koordinatori i këtij zbulimi, Tomas Spies thotë se njohja e këtij kodi jep mundësinë e kontrollimit të “armëve” anti-kancer, duke i orientuar për të asgjësuar vetëm qelizat e sëmura.

Kjo strategji, e cila së shpejti pritet të kthehet në kurë, ka edhe avantazhin e të mos pasurit shumë efekte anësore të dëmshme të kimioterapisë, e cila duke tjetërsuar gjenomën e qelizave, përmban riskun e provokimit të tumoreve dytësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët që po merren me zbulimin thonë se objektivi nuk është të gjendet një substancë e re artificiale dhe toksike për tumorin, por të eksplorohen më tej benefitet që ka dhënë vetë natyra për ta luftuar atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?