Kanceri në Shqipëri, 5500 raste të reja çdo vit

Sëmundjet tumorale mjekët i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare. Çdo vit në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik regjistrohen rreth 5500 raste të reja me kancer. Numër më të lartë të të prekurve shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit.

Numri i meshkujve që vuajnë nga kanceri i mushkërive sipas Institutit të Shëndetit Publik rezulton të jetë katër herë më i lartë se ai i femrave. Qarqet me numrin më të lartë të të prekurve janë Tirana, Kukësi, Gjirokastra dhe Korça, ndërsa me raste janë regjistruar në Vlorë, Durrës dhe Berat.

Sa i përket kancerit të gjirit me më pak persona të semurë rezultojnë Kukësi, Dibra dhe Durrësi ndërsa me më shumë Tirana, Fieri dhe Korça. Sëmundjet tumorale mjeket i rendisin ndër blloqet kryesore të sëmundjeve kronike bashkë me sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që vënë theksin tek parandalimi sa i përket kancerit të mushkërive dhe tek kapja e hershme për kancerin e gjirit.

SHKARKO APP