Karbohidratet mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Për shekuj me rradhë shkencëtarët kanë qenë në kërkim të një formule jetëgjatësie. Pas përfundimeve të studimeve, ‘Bright Side’ ka mbledhur disa fakte që tregojnë se karbohidratet mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe për të gjithë ato që janë konsumues të tyre, ky është një lajm i mirë. Duke qenë se Japonia është vendi me njerëzit më të mëdhenj në moshë, sigurisht studimi do fillonte nga aty.

Shkencëtarët tregojnë se me kalimin e viteve, njerëzit që jetonin në Okinawa, kanë zhvilluar një profil gjenetic që mbron qelizat nga plakja apo sëmundje të ndryshme. Ato gjithashtu kanë zbuluar se përveç faktit të jetëgjatësisë, banorët e këtij vendi i bëjnë ballë sëmundjeve të tilla si diabeti, kanceri apo sëmundje kardiovaskulare. E gjitha kjo, për shkak të një diete të pasur me karbohidrate.

Ajo çfarë kjo dietë përmban, është e kundërta e dietave pa karbohidrate dhe me shumë proteina. Megjithatë, i gjithë sekreti është t’i hash ato në mënyrë të zgjuar, duke llogaritur mirë sasinë. Ato hanë patate të ëmbla, mish derri, shumë produkte të tjera mishi, si dhe produkte të ndryshme soje. Duhet të hani sasi të duhur dhe t’i kombinoni këto ushqime me fruta dhe perime, pasi kjo është dieta më e mirë që mund të provoni.

SHKARKO APP