Karriera “vret” dashurinë

Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës nuk kanë një jetë të mirë dashurore, ashtu sikurse ato që nuk është se janë të përqendruara aq shumë në punë.

Të paktën kështu e ka konstatuar hulumtimi më i ri, në të cilën meshkujt kanë vlerësuar joshjen e fytyrave femërore.

Ka rezultuar që më pak i tërheqin femrat te të cilat më parë është përcaktuar që në organizëm kanë tepricë niveli të kortizolit, përkatësisht hormonin e stresit.

Ekspertët për këtë kanë shpjegim të thjeshtë – stresi ndikon keq në shëndetin, ndërsa ai ndikim i keq pashmangshëm lexohet në fytyrë.

Veç kësaj, gjendja e keqe shëndetësore nënkupton edhe sterilitetin potencial, gjë që regjistrohet instinktivisht, sepse meshkujt janë të programuar ashtu biologjikisht që i tërheqin femrat e shëndetshme, të cilat mund t’u dhurojnë trashëgimtarë.

Shkencëtarët theksojnë që femrat të cilave segmenti kryesor jetësor u është karriera, vazhdimisht i janë të ekspozuara stresit të madh, andaj organizmi i tyre liron sasi të mëdha kortizoli dhe i bën më pak tërheqëse për meshkujt.

Gjithashtu, femrat e tilla nuk kanë kohë për takime dhe njohje me meshkuj.

Ky hulumtim është edhe një në një sërë të tillësh, të cilët tregojnë që stresi është shumë i dëmshëm, mirëpo lajm i mirë është që mund të ndikojnë në të. Në të vërtetë, kur ta reduktojnë stresin në minimum, do ta reduktojnë edhe kortizolin në trup dhe do të bëhen më tërheqëse – ka thënë dr. Markus Rantala

SHKARKO APP