Karrotat apo domatet e freskëta na mbrojnë nga dielli?

Shkenca konfirmon se ngrënia e karrotave mbron lëkurën kundër rrezeve të diellit. Dhe jo vetëm: të grira, lëng apo në krem, ato vazhdojnë të ruajnë vetitë për të qenë mbrojtëse tuaja.

Të njëjtën gjë rezulton që të bëjnë edhe domatet, sepse të dyja kanë përbërës mbrojtës. Studimi i fundit, siç raporton agjencia ANSA, është kryer nga Universiteti Kalifornian i San Franciskos dhe është publikuar.

“Janë vënë përballë aftësitë mbrojtëse të përbërësve natyralë të këtyre dy perimeve të marra nga goja ose direkt në lëkurë. Salcat apo lëngjet me karrota dhe domate ndihmojnë në uljen e skuqjes nga rrezet e diellit deri në 45%, ndërsa marrja e tyre përmes përbërësve të ndryshëm ndikon në uljen e dëmeve në nivelin qelizor”,-shpjegon Majbak.

Edhe aplikimi i një kremi që përmbajnë antioksidantë si vitamina E, C dhe e çajit jeshil tregon se ka efekte të mira, sidomos nëse përdoret bashkë me ushqimin”.

SHKARKO APP