Katër mënyra për të shmangur peshën e tepërt për festa

1) Ushtrohuni në natyrë

Ju mund të nguroni ta kaloni kohën tuaj jashtë, por Marjorie Korn, redaktorja e revistës SELF e ushqimit dhe e të ushqyerit sugjeron që ju të ngriheni nga shtrati dhe të përqafoni ajrin e pastër.

Një shëtitje e mirë në mëngjes ose në mbrëmje, në një park familjar mund të të bëjë mrekulli.

Bëni ecje të ngadalshme ose  çiklizëm është padyshim mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e tepërta.

2) Ushqimet me pak kalori

Nëse nuk e dini, disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Patate e ëmbël është një mundësi , përmban shumë fibra, kështu që ju bën të ndiheni më plot gjatë ditës.

Spinaqi është gjithashtu mjaft i shëndetshëm .

Dhe mos harroni mollët,janë më mirat e mundshme.

3) Organizim i vakteve

Njerëzit nuk mund ta frenojnë veten me ushqimin gjatë periudhës së festave, por për t’u siguruar që nuk do e teproni, duhet të jeni të përgatitur për të ngrënë mëngjes që metabolizmi juaj të jetë në rregull.

Kryesisht gjatë kësaj periudhe zgjidhni të ushqeheni me proteina.

4) Mos u stresoni

Padyshim që kjo periudhë e zënë e vitit mund të jetë krejtësisht stresuese, e cila përfundon duke marrë edhe disa kile të teperta.

Stresi e bën trupin tuaj të mbajë yndyrë dhe nivelet e hormonit tuaj të urisë të rriten.

Mos harroni të pushoni. Gjumi i  natës është i rëndësishëm. Ju patjetër do të luftoni stresin dhe do të bëni zgjedhje më të mira të ushqimit pasi të jeni të ngpur me gjumë.

SHKARKO APP