Katër zgjidhje për të shmangur peshën e tepërt për festa
Festat e fundvitit me ngarkesën kalorike që kanë, patjetër na bëjnë të jemi 3-4 kg më tepër mbi peshore dhe ca cm më shumë në perimetër. Pas ditëve të fundit të vitit, dieta që duhet të ndjekim në fakt nuk duhet të synojë vetëm humbjen e shëndetshme të kileve që janë marrë pa karar, por dhe një detox total të trupit që do të ishte mjaft i shëndetshëm. Ushqimi duhet të jetë i varfër në kalori, yndyra, por dhe i pasur në ujë, vitamina e kripëra minerale. Fillimisht duhen respektuar vaktet dhe në veçanti vakti i mëngjesit.
Ushtrohuni në natyrë
Ju mund të nguroni ta kaloni kohën tuaj jashtë, por Marjorie Korn, redaktorja e revistës SELF e ushqimit dhe e të ushqyerit sugjeron që ju të ngriheni nga shtrati dhe të përqafoni ajrin e pastër. Një shëtitje e mirë në mëngjes ose në mbrëmje, në një park familjar mund të të bëjë mrekulli. Bëni ecje të ngadalshme ose çiklizëm është padyshim mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e tepërta.
Ushqimet me pak kalori
Nëse nuk e dini, disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Patate e ëmbël është një mundësi, përmban shumë fibra, kështu që ju bën të ndiheni më plot gjatë ditës. Spinaqi është gjithashtu mjaft i shëndetshëm. Dhe mos harroni mollët,janë më mirat e mundshme.
Organizim i vakteve
Njerëzit nuk mund ta frenojnë veten me ushqimin gjatë periudhës së festave, por për t’u siguruar që nuk do e teproni, duhet të jeni të përgatitur për të ngrënë mëngjes që metabolizmi juaj të jetë në rregull. Kryesisht gjatë kësaj periudhe zgjidhni të ushqeheni me proteina.
Mos u stresoni
Padyshim që kjo periudhë e zënë e vitit mund të jetë krejtësisht stresuese, e cila përfundon duke marrë edhe disa kile të teperta. Stresi e bën trupin tuaj të mbajë yndyrë dhe nivelet e hormonit tuaj të urisë të rriten. Mos harroni të pushoni. Gjumi i natës është i rëndësishëm. Ju patjetër do të luftoni stresin dhe do të bëni zgjedhje më të mira të ushqimit pasi të jeni të ngpur me gjumë.