Keni provuar ndonjëherë të pini ujë të nxehtë?! Ja disa përfitime shëndetësore dhe estetike
Të pini shumë ujë është një nga gjërat më të mira që mund t’i bëni trupit tuaj. Uji sjell përfitime të mrekullueshme shëndetësore të tilla si veshka të forta, më shumë energji, humor më të mirë dhe kolesterol më të ulët. Por të konsumoni ujë të nxehtë vetëm shton listën e gjatë të arsyeve pse uji duhet të jetë një element kryesor në dietën tuaj.
Uji i ngrohtë stimulon tretjen. Trupi nuk do të përdorë aq shumë energji për të tretur ushqimin që konsumoni, pasi pirja e ujit të ftohtë gjatë ngrënies ka efekt të kundërt. Kjo është një tjetër arsye pse restorantet ofrojnë kafe ose çaj në fund të një vakti.
Së dyti, uji i ngrohtë shërben si një detox shumë i mirë.Ndihmon trupin të djegë toksinat ndërsa djersiteni dhe urinoni. Shumë dieta detox, në thelb kërkojnë që ju të mos konsumoni asgjë, përveç lëngjeve, por mos harroni se trupi juaj ka nevojë për rreth 2.000 kalori në ditë për të funksionuar siç duhet.
Gjithashtu, konsumimi i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut. Muskujt relaksohen, duke ndihmuar që gjaku të qarkullohë lehtësisht. A keni dëgjuar ndonjëherë për gratë me dhimbje menstruale duke vendosur gjëra të nxehta në barkun e tyre për të lehtësuar dhimbjen? Uji i nxehtë relakson muskujt dhe lehtëson dhimbjen. Gjithashtu, ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe dhimbjeve të tjera të trupit.
Një nga efektet më thelbësore, është humbja e peshës! Efekti i menjëhershëm, kur ju konsumoni ujë të nxehtë, është hidratimi, i cili ndihmon jo vetëm për të djegur kalori më shpejt, por ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për një kohë më gjatë.
Vlen të theksojmë se, uji i nxehtë ndihmon dhe në ngadalësimin e procesit të plakjes. Lëkura juaj do jetë më elastike, gjë që redukton ndjeshëm rrezikun e rrudhave.
Një tjetër efekt pozitiv, nga konsumimi i ujit të ngrohtë, janë flokë më të shëndetshme. Ujë i ngrohtë aktivizon nervat në rrënjët e flokëve tuaj, duke i bërë të butë dhe plot shkëlqim. Dehidrimi është një nga arsyet kryesore për flokët e thatë. Çdo bosht i flokëve është i përbërë nga 1/4 ujë dhe kur ju nuk pini ujë sa duhet, kjo shkakton që flokët tuaj të bëhen të dobët.