Kërkoni gjumë të qetë dhe pa shqetësime? Ja zgjidhja
Njerëzit ndahen në dy grupe për këtë temë: ata që vuajnë nga pagjumësia ose ata që dëshirojnë të mos i rrëmbejë gjumi menjëherë sapo vënë kokën në jastëk.
Nga ana tjetër, ka dhe nga ata që nuk iu intereson njëra apo tjetra, pasi nata për ta nuk është aspak problem për të marrë orët e dëshiruara për të fjetur. Nëse po hasni probleme në këtë periudhë të caktuar të ciklit prej 24 orësh, atëherë po ju mungon diçka në veçanti…
Sipas studimeve më të fundit në Institutin Universitar Appleton në Adelaide të Australisë, rezultoi se më shumë se dy e treta e individëve që kryenin marrëdhënie para gjumit, kalonin një natë të qetë, pa shqetësime dhe pa ankthet e zakonshme që hasim në orët e vona.
Është e vërtetë që përpos seksit, ne priremi të bëjmë shumë gabime që ndikojnë në pagjumësi, si për shëmbull qendrimi gjatë me sytë para ekranit të celularit apo kompjuterit, të menduarit më shumë seç duhet për punë stresuese etj. Por, nga ana tjetër, duke e njohur seksin si aktivitet çlirues, si energjik, hormonal, ashtu dhe shkarkues stresi, është e këshillueshme që ta provoni këtë metodë, para se të mendoni për orët e gjumit që ju presin në vijim.
Një studim interesant, megjithëse ka rezultuar i vërtetë. Tashmë, mbetet të rrëmbeni partnerët përkatës…