Kërpudhat ”Coriolus”, rregullojnë problemet me mëlçinë
Disa lloje të kërpudhave janë përdorur për mijëra vjet për qëllime mjekësore. Sot ka mbi 270 lloje të ndryshme me veti shëruese shkencërisht të dokumentuara.
Coriolus versicolor gjendet në Kinë, Evropë dhe Bregun Paqësor. Përveç shfaqjes së veprimtarisë kundër kancerit të qafës së mitrës dhe llojeve të tjera të kancerit, është provuar se coriolus ndihmon në reduktimin e efekteve anësore të lidhura me rrezatimin dhe kimioterapinë, duke ndihmuar në mbrojtjen e indeve dhe reduktimin e inflamacionit.
Këto kërpudha janë një burim i pasur i përbërjeve të shëndetshme si: lipidet, vitaminat, antioksidantët, dhe shumë minerale të tjera. Përbërësi kryesor primar është beta-glukani i quajtur PSK, i cili ndihmon në aktivizimin e qelizave imune dhe pastron radikalet e lira.
Kjo kërpudhë është e dobishme në trajtimin e infeksioneve dhe inflamacioneve të frymëmarrjes, urinës dhe tretjes, si dhe ndihmon në kontrollin e hepatitit B dhe problemeve të tjera të mëlçisë.