Këshilla si të shmangni helmimin nga ushqimi

Nga 30 minuta deri në disa orë pas konsumimit të ushqimeve të pasura me baktere, ju do të filloni të shfaqni simptomat e helmimit nga ushqimi. Simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e stomakut, apo dhimbjet në zonën abdominale, marrje mendsh, të vjella, diarre, si dhe skuqje apo irritim lëkure. Ata që rrezikohen më shumë nga helmimi i ushqimit janë fëmijët, pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët dhe bakteret hasin më pak rezistencë nëse futen në organizmin e tyre. Ndaj duhet të siguroheni që ushqimet që ata konsumojnë janë të pastra dhe pa baktere.

10 këshilla për të minimizuar mundësinë e helmimit nga ushqimi te fëmijët

• Mësojini fëmijët të lajnë duart përpara se të hanë.
• Lajini gjithmonë frutat dhe perimet.
• Duhet t’i gatuani të gjitha ushqimet me prejardhje shtazore.
• Mos u jepni fëmijëve pije me sheqer të shtuar.
• Mësojeni të hajë ushqim cilësor në shtëpi dhe jo fast-food.
• Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës të produkteve që blini.
• Mos blini asnjëherë produkte me paketim të dëmtuar.
• Mos u jepni fëmijëve ushqime të konservuara.
• Lexoni etiketat dhe ruajeni ushqimin në kushtet e përshkruara në të.
• Nëse hani në natyrë konsumojeni shpejt ushqimin pasi ai mund të ndotet shumë lehtë.

SHKARKO APP