Këshilla të thjeshta për të humbur peshë gjatë verës

Vera mund të jetë stina më ideale për të humbur peshë, pasi në mënyrë natyrale nuk do të ndiheni shumë të uritur.

Ditët më të gjata na bëjnë edhe që të jemi më aktivë. Për këtë arsye, humbja në peshë gjatë verës mund të bëhet shumë lehtësisht.

Më poshtë po iu japim disa këshilla të thjeshta se si të humbni në peshë gjatë verës:

Jini më aktivë fizikisht

Nëse nuk ju shqetëson dielli në verë, të jeni fizikisht aktivë përmirëson shanset për të humbur në peshë. Duhet të kemi parasysh se nuk është e njëjta gjë në vendet ku temperaturat shënojnë mbi 40 gradë Celsius dhe në vendet ku temperature me zor arrin në 25 gradë.

Në vendet e ftohta, si në Europë dhe në kontinetin e Amerikës së Veriut, vera ofron mundësi për të qenë më aktivë. Në vendet e nxehta njerëzit janë të prirur të hanë më pak dhe pesha mund të bjerë edhe me më pak aktivitet fizik.

Konsumimi i frutave dhe perimeve të sezonit

Frutat dhe perimet e sezonit duhet të hahen pasi japin ushqyesit më të mirë për trupin. Ata jo vetëm ndihmojnë për të rënë në peshë, por sigurojnë edhe lëndë ushqyese. Këshillohet të konsumohen fruta të rritur lokalisht.

Duhet të kufizoni mishin në ditë dhe ta zëvendësoni me fruta dhe perime. Mund të shtoni fruta në ëmbëlsirë dhe më shumë perime në ushqime.

Notoni

Noti nuk është quajtur më kot ushtrimi më i mirë. Është një ushtrim jo vetëm për muskujt, por edhe për mushkëritë. Të notoni pas një ecjeje të lodhshme mund të jetë shumë çlodhëse dhe ndihmon për të humbur në peshë.

Mos mbani ushqime të pashëndetshëm në shtëpi

Dollapi juaj duhet të mos ketë ushqime pa vlera ushqyese dhe me shumë kalori. Do të nevojitet shumë punë për të larguar kaloritë shtesë që keni konsumuar.

Hani më shpesh

Të hani 6 vakte të lehtë është më mirë se të hani tre vakte të rëndë. Është mënyra më e lehtë për ta mbajtur veten të ngopur pa ngrënë shumë.

SHKARKO APP