Këto gjëra të vogla nuk po ju lejojnë të humbisni në peshë
Humbja në peshë nuk është vetëm rezultati i një diete efikase apo i një rutine në palestër. Nëse jeni duke u ushtruar mjaftueshëm dhe jeni duke u ushqyer sipas një diete por përsëri nuk po humbisni në peshë, atëherë ne kemi një përgjigje për ju.
Këtu po ju listojmë disa gjëra në dukje të vogla, që nuk po ju lejojnë të arrini formën e dëshiruar trupore.
Nëse nga nxitimi po e anashkaloni vaktin e mëngjesit, atëherë na duhet t’ju themi se jeni duke bërë një gabim vërtetë të madh. Mëngjësi i bollshëm dhe cilësor është çelësi i një organizmi që funksionon siç duhet.
Uji
Për ta bërë metabolizmin të funksionojë mirë, duhet patjetër të pini sasi të konsiderueshme uji gjatë ditës.
Ushqyerja
Vaktet e shpejta dhe soidomos në orë të vona janë arsyeja përse ju nuk po humbni dot në peshë. Përpiquni të mos konsumoni vakte të shpejta pas orës 8 të darkës.
Ushqimet
Ushqimet që cilësohen si “dietike” nuk kanë gjithmonë efikasitet në humbjen në peshë. Këto lloj ushqimesh shkaktojnë fryrje, por nuk arrijnë ta ushqejnë organizmin.
Mënyra
Gjatë kohës që ushqeheni e mira është të mos shpërqëndroheni. Qëndroni larg televizorit apo kompjuterit kur konsumoni vaktin tuaj, në mënyrë që organizmi të jetë tërësisht i fokusuar në aktivitetin që po kryen.
Burimi: Brightside