Këto janë ushqimet që do ju ndihmojnë të rrisni “performancën” e trurit

Një dietë e duhur, e pasur me fibra, proteina dhe vitamina të nevojshme për organizmin ndikon shumë edhe në shëndetin tuaj mendor.

Disa nga këto ushqime natyrale të cilat rrisin “performacën” e trurit janë:

Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë të gjithë antioksidantët e nevojshëm për ta mbrojtur trurin nga radikalet e lira. Ato gjithashtu përmbajnë zink, hekur dhe magnez të cilët ndihmojnë në përmirësimit e memories.

Portokalli

Portokalli njihet për sasinë e lartë të vitaminës C, e cila është antioksidant që zbeh dobësimin e aftësive mentale gjatë plakjes, duke zvogëluar disa probleme qe lidhen me depresionin.

Vezët

Vezët kanë vitaminën B6 dhe B12. Mungesa e këtyre vitaminave shkakton pasoja të ngjashme me ato të depresionit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ka një përbërës i cili përmban kafeinë, dhe antioksidantë. Këta përbërës ndikojnë në zbutjen e simptomave të plakjes së trurit, dhe përmirësojnë aftësitë e të mësuarit.

SHKARKO APP