Këto janë vendet më të mira për tu vizituar nëse jeni vegjetarian
Zvicra është në krye të një studimi të vendeve më të mira evropiane për të qenë një vegjetarian, ndërsa Portugalia është rënditur si një nga vendet më të këqija.
Studimi, i kryer nga një nga faqet më të njohura The Eco Experts, shpjegoi faktin se sa e lehtë është për të qënë një barngrënës nga 26 vendet evropiane. Vendet u rënditën duke u bazuar në numrin e restoranteve më të njohura nga 100.000 njerëz vegjetarianë, konsumi vjetor i mishit për person; dhe nga çmimi mesatar i 1 kg mish. Shtëpia e restorantir të parë vegjetarian në botë, Hiltl, e cila u hap në vitin 1898, Zvicra cilësohet si një qytet mikpritës për ata që nuk janë konsumues të zjarrtë të mishit.
Mishi në zvicër është më i shtrenjtë se në vendet e tjera të Evropës ( £24.97 për kg ), duke zvogëluar nxitjen e kostos për të ngrënë mish. Pothuajse gjysma e moshës 15 deri në 34 vjeç në vend vlerësohet se kanë ndaluar plotësisht në konsumimin e mishit ose duke kufizuar ndjeshëm sasinë që konsumojnë.
Me konsumimin e katërt më të lartë të mishit në Evropë, Portugalia është vendi më i keq në Evropë pë ata që shmangin mishin. Të famshëm për pulën piri piri, Portugalia gjithashtu ka një numër të kufizuar të restoranteve më të njohura vegjetariane në ofertë. Ky vend u rëndit në vendin e 15 –të për koston e mishit, që do të thotë se ka pak nxitje ekonomike për të kaluar në një dietë me bazë bimore.
Finlanda, Norvegjia dhe Suedia rënditen në vendin e dytët, të tretët dhe të katërt respektivisht në sondazh, duke përforcuar reputacionin e të menduarit përpara dhe të okologjisë të vendeve nordike.
Mbretëria e Bashkuar u quajt vendi i pestë më i mirë për ata që preferonin një dietë me bazë bimore, duke u rënditur më lart për një vëllim më të mirë dhe më cilësor të ushqimeve më të njohura me një dietë vegjetariane. Hulumtimet e publikuara muajin e kaluar sugjerojnë se 7% e popullsisë britanike identifikohen si populli më vegjetarian, duke pasur shqetësime mjedisore e cila është faktori më motivues për shumicën e njerëzve.
Profesori Carolyn Roberts, i cili mbështeti zbulimet, beson se ndryshimi i një diete mund të jetë më i favorshëm për mjedisin sesa përpjekjet e tjera ekologjike, ashtu siç mund të jetë përdorimi i makinave me naftë dhe me benzinë.
“Studimet kanë treguar se nëse të gjithë mishngrënësit do të kalonin në një djetë vegjetariane, kjo do të përgjysmonte rrezatimin e gazrave të serrës e cila lidhet ngushtë me ushqimin”. Ja cilët janë 10 vendet më të mira për tu bërë vegjetarianë në Evropë:
- Zvicra
- Finlanda
- Norvegjia
- Suedia
- Mbretëria e Bashkuar
- Belgjika
- Hungaria
- Italia
- Estonia
- Irlanda
Ndërsa, 10 vendet më të këqija për t’u bërë vegjetarianë në Evropë janë:
- Portugalia
- Danimarka
- Lituania
- Rusia
- Greqia
- Kroacia
- Ukrainë
- Franca
- Bullgaria
- Polonia