Këto ushqime ju ndihmojnë të hiqni dorë nga cigarja

Heqja dorë nga shprehia e konsumimit të duhanit është një nga gjërat më të vështira. Mirëpo është shumë e rëndësishme të gjenden mënyrat e duhura të hiqni dorë nga kjo shprehi, e cila sjellë shumë dëme shëndetësore.

Ekspertët tregojnë për WellMind se ekzistojnë disa ushqime, të cilat ndihmojnë në lënien e cigares dhe ato janë:

Hani diçka rregullisht – Kur jeni të uritur, gjëja e parë që ju bie në mend është pirja e një cigare. Kështu, nëse mbani gjithmonë diçka për të ngrënë me vete kjo do t’iu ndihmojë shumë që të shmangni pirjen e cigares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karotat – Janë produkti i duhur që duhet të konsumoni vazhdimisht nëse jeni në tentim të lënies së duhanit. Përpos karotave ju mund të hani edhe brokoli, lulelakër apo speca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çamçakëzi – Siguroheni të keni gjithmonë çamçakëz me vete, dhe sa herë të ndiheni nevojën për të pirë një cigare hani një çamçakëz!

Frutat e freskët- Portokalli, pjeshkat apo mollët janë shumë të mira për t’u konsumuar. Ato janë të ëmbla si dhe kanë sasi të lartë të vitaminave dhe të antioksidantëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?