Këto ushqime po ju fusin në depresion
Ushqimet e shpejta mund të bëjnë që yndyra të depërtojë në tru dhe të shkaktojë depresion, sipas një studimi të ri.
Hulumtimi sugjeron se yndyra e ngopur hyn në tru përmes qarkullimit të gjakut.
Ajo ndikon në funksionimin e një pjese të trurit që kontrollon emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.
Ndërsa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.
Anti-depresantët janë më pak të efektshëm për njerëzit obezë sesa tek ata me peshë normale. Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe është botuar në revistën “Transnational Psychiatri”.