Këto ushqime rezistojnë një dekadë të tërë

Mënyra e ruajtjes është thelbësore në ruajtjen e vlerave të një ushqimi. A jua merrte mendja që ekzistojnë disa ushqime të cilat po i ruajtët ashtu siç duhet rezistojnë një dekadë të tërë? Mjalti, uthulla, orizi bëjnë pjesë tek këto ushqime dhe mënyra e ruajtjes së tyre është aq e thjeshtë.

Mjalti

Mjalti njihet për vlerat e tij ushqimore dhe kurative. Mjalti mund të rezistojë për më shumë se 10 vite nëse e mbani larg lagështirës, dhe të mbyllur hermetikisht.

Kripa e detit

Edhe kripa e detit mund të rezitojë me vite të tëra nëse ju e vendosni në një kavanoz pa lagështirë.

Orizi

Nëse e kaloni orizin në ujë dhe më pas e vendosni në ngrirje, ai do të rezistojë për vite me radhë.

Fasulet

Edhe për fasulet vlen e njëjta gjë. Nëse i vendosni në një vend të errët dhe të thatë, edhe pas 10 vitesh ato do të jenë si në ditën kur ju i bletë.

Salca e sojës

Kudo dhe sido që ta lini salcën e sojës ajo nuk ka për t’u prishur kurrë.

Qumështi pluhur

Mjafton që ta mbani larg dritës dhe lagështirës dhe qumështi pluhur që keni blerë sot do të jetë njësoj edhe pas 10 vitesh.

SHKARKO APP