Kimikatet dhe konservuesit e ushqimeve janë shkak për jetën sedentare
Kimikatet dhe konservuesit që u shtohen ushqimeve mund të kontribuojnë në jetën sedentare. Sipas një studimi, fosfatet, të pranishme në shumë ushqime, veçanërisht te ato të paketuara, reduktojnë aftësinë për të lëvizur te kafshët, duke zvogëluar energjinë e muskujve ndërkohë që një tepricë fosfati u vu re në gjak. Studimi i kryer nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore në Dallas, shpjegon se nuk duhet të merren më shumë se 700 miligram fosfat në ditë, por rreth një e treta e njerëzve konsumojnë 3-4 herë më shumë sesa sasia e përcaktuar.
Fosfatet potencialisht të rrezikshme për trupin janë ato që i shtohen ushqimeve si një ruajtës: ato gjenden për shembull në ushqime të ngrira të gatshme për ngrënë, në mish të përpunuar, salcice dhe në pije. Studiuesit zhvilluan një eksperiment te minjtë duke u dhënë një dietë të pasur me fosfate inorganike gjatë 12 javëve.
Rezuloi se ata kishin vështirësi në kryerjen e aktivitetit fizik, u zvogëluan burimet e energjisë në muskuj si dhe ndryshoi funksionimi i geneve të rëndësishëm për metabolizmin e muskujve. Përveç kësaj, ekspertët studiuan nivelet e fosfatit në gjakun e mostrës që i përkiste Dallas Heart Study dhe duke pasur parasysh se sa më i madh përqendrimi i këtyre komponimeve në gjak, aq më shumë jetë sedentare bënin individët. Duke marrë parasysh përhapjen e këtyre substancave në industrinë ushqimore, studiuesit bëjnë thirrje që të zhvillohen studime të mëtejshme në këtë fushë.