Kjo grua humbi 190kg dhe rezultati është i pabesueshëm (FOTO)
Ishte vetëm 23 vjeç kur në televizion u transmetua seriali “Jeta ime 300 kilëshe”. Ajo peshonte 298 kg dhe ndihej si një “përbindësh i ndyrë dhe i shpifur”. Ankthi e bënte të hante më shumë nga ç’ishte e nevojshme dhe i duhej ndihmë edhe për të kryer gjërat më bazike, si të lëvizte nga njëra dhomë në tjetrën.
Asokohe, ajo mund të qëndronte në këmbë vetëm për 30 minuta dhe prej kësaj vendosi të kërkonte ndihmë. Ajo humbi 10 kg gjatë xhirimeve të serialit dhe u përzgjodh si paciente për një kirurgji bypass-i gastrik.
Amber Rachdi ka qenë gjithmonë e shëndoshë dhe kjo si pasojë e një çrregullimi të të ngrënit, si puna e anoreksisë. Vetëm se ajo nuk mund të ndalonte së konsumuari ushqim. Familja nuk e ndaloi kurrë dhe problemi i saj i tejkaloi caqet.
Ajo është ndarë me të dashurin e saj të para dy vitesh dhe po trajtohen ankthin dhe inatin tek një terapist. Që prej rënies në peshë ajo mund të jetojë vetëm, të ngasë makinën dhe t’u flasë njerëzve për rrugëtimin e saj.
Ndryshimi është vërtet i mahnitshëm. Amber ka humbur më shumë se 190 kg. Ajo i hoqi kilogramët e tepërt me operacion dhe tani është më e kujdesshme për sa i përket ushqimit. Është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjatë një seance pyetje-përgjigje tha “të hamë si dhe sa të duam”./Anabel/