Kjo vitaminë ju ndihmon të mbani mend ëndrrat që keni parë gjatë natës e nuk arrini t’i kujtoni në mëngjes
Të gjithë shikojmë ëndrra çdo natë, pavarësisht nëse arrijmë t’i mbajmë mend ato apo jo.
Nuk dihet nëse kjo ndodh për shkak se keni një imagjinatë tepër aktive, pini shumë kafeinë, por edhe nëse si mbani mend ëndrrat tuaja ju zgjoheni në mëngjes dhe kuptoni se mendja juaj ka qenë diku tjetër gjatë kohës së gjumit.
Ajo që me të vërtetë është bezdisëse është të dish se ke pasur një ëndërr vërtetë të gjallë dhe intriguese dhe kur të zgjohesh të mos mbash mend asgjë.
Sipas një studimi të ri, marrja e një vitaminë të veçantë mund t’ju ndihmojë të mbani mend ato ëndrra që ju kanë humbur gjatë natës dhe nuk arrini t’i kujtoni.
Hulumtimi i botuar në revistën Perceptual dhe Motor Skills zbuloi se marrja shtesë e vitaminës B6 përpara se të shkoni për të fjetur i ndihmon njerëzit t’i mbajnë mend ëndrrat e tyre.
Hulumtuesit në Universitetin e Adelaidës rekrutuan 100 vetë ku gjysma morën 240 mg vitaminë B6 për pesë ditë rresht dhe gjysma tjetër jo. Ishte një studim I vogël por rezultatet treguan se ata që morën vitaminë B6 i kujtonin ëndrrat e tyre dhe e kishin më të qartë atë se çfarë kishin parë.
Autori i studimit, Denholm Aspy nga Shkolla e Psikologjisë e Universitetit, shtoi: “Vitamina B6 nuk ndikoi në gjallërinë, apo ngjyrën e ëndrrave të tyre dhe nuk prekte aspekte të tjera të modeleve të tyre të gjumit”.
Aspy shtoi se kjo është hera e parë që një studim mbi efektet e vitaminës B6 dhe vitaminave të tjera B në ëndrra është kryer në “një grup të madh dhe të larmishëm njerëzish”.