Koçiu: Qendra e Strokut në Spitalin Memorial Fier, bashkëpunim i frytshëm profesional shqiptaro-turk
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka ndarë në facebook një tjetër sukses në diagnostikimin e patologjive të arterieve cerebrale në Qendrën e Strokut pranë Spitalit Memorial Fier.
Ministria ka përmemdur bashkëpunimin e frytshëm profesional atë shqiptaro-turk.
Postimi i Ministres Koçiu:
Në Njësinë e Strokut në📍 Spitalin Rajonal Memorial Fier, realizohet me sukses procedura e diagnostikimit të patologjive të arterieve që furnizojnë trurin nëpërmjet angiografisë cerebrale.
✅ Kjo procedurë realizohet duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore nëpërmjet një kateteri duke krijuar pamje imazherike të avancuara, për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale te pacienti.
🙏 Mirënjohje ekipit multidisiplinar turko-shqiptar të Spitalit Memorial.