Koha e duhur për të ngrënë mëngjesin, drekën dhe darkën

A keni menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë nëse doni të humbni peshë?

Gjatë gjithë kohës shqetësohemi për gjërat që hamë, duke numëruar me kujdes kaloritë e ndonjëherë duke peshuar racionet, duke lexuar dieta të ndryshme dhe duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime që të mundemi, saqë harrojmë të shqetësohemi për atë që është me të vërtetë shumë e rëndësishme – koha më e mirë për të ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë që na ndihmon të humbim peshë.

Sepse, sipas studimeve, koha që zgjedhim për të konsumuar vaktet mund të ketë një ndikim të madh në humbjen e peshës tuaj nëse jeni duke mbajtur dietë.

Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë kohën më të mirë për të konsumuar vaktet, për të gjithë ata që duan të humbin peshë. Ata zbuluan se koha më e mirë për të ngrënë mëngjesin është vetëm pas orës 7 të mëngjesit, 7:11 e mëngjesit për të qenë të saktë. Është më mirë hani drekë sa më shpejt, midis orës 12:30 dhe 13:00, perfektja do ishte ora 12:38. Ndërsa kur bëhet fjalë për darkën, sa më vonë ta lini atë, aq më keq mund të jetë për dietën tuaj – koha optimale për darkën është ndërmjet orës 18:00 dhe 18:30 pasdite, perfektja 18:14.

Çfarë ndodh kur nuk i ndiqni këto orare? Një studim i kohëve të fundit ka treguar se konsumimi i darkës pas orës 20:00 mund të shtojë 5 cm në belin tuaj – kjo është ekuivalente me shtimin e dy masave në veshjet e një vajze/gruaje.

SHKARKO APP