Kolla, ja arsyet përse ju bezdis
Sa herë që kolla na ngacmon fytin menjëherë na shkon mendja se mos jemi ftohur apo po na zë gripi. Gjëja e parë që bëjmë është të marrim antibiotikë në farmacinë më të afërt, por a është kjo mënyra e duhur?
Sipas mjekëve, një kollë mund të shkaktohet si pasojë e disa ngacmimeve në organizmin tonë. Mjekja pneumologe, Silvana Sadria, shprehet se duhet të jemi të kujdesshëm kur kolla bëhet e bezdisshme pasi mund të jetë shkaktare e shumë sëmundjeve të tjera.
Por, a e dini se çfarë është kolla dhe sa lloje kolle kemi? Mjekja pneumologe, Silvana Sadria, dhe mjeku alternativ, Hysni Dankshi, na tregojnë kujdesin dhe mënyrat se si te kujdesemi ne shtëpi.