Konsumimi i një grami shafran përmirësim kujtesën
Një studim i fundit, i cili është publikuar në revistën ”Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition”, ka zbuluar se konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të çoj në përmirësime të memories afatshkurtër.
Për mijëra vite, kulturat anë e mbanë botës e kanë përdorur këtë erëz të shijshme si mjekësi natyrale. Shafrani është gjithashtu një komponent në kuzhinën tradicionale aziatike dhe në sistemet mjekësore. Ngjyra unike e artë e shafranit vjen nga prezenca e curcuminoideve, ndërkaq curcumini është më i rëndësishmi prej tyre.
Në këtë studim të fundit australian, të rriturit mbi moshën 60-vjeçare kishin qenë të diagnostikuar me diabet por nuk kishin qenë duke marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e tyre. Hulumtuesit ua kishin analizuar memorien, pasi që diabeti lidhet me humbje të kujtesës. Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët kishin zbuluar se kjo sasi modeste ua kishte përmirësuar kujtesën personave.
Sipas një studimi të vitit 2009, ky përbërës shkakton ndryshime në tru dhe largon disa prej efekteve që shkakton sëmundja e Alzheimerit. Curcumini njihet për vetitë mjekësore dhe shëruese që ka, pasi është i mbushur me antioksidues dhe ofron veti shumë të fuqishme antipezmatuese.