Konsumimi i përditshëm i qumështit, ”ilaçi” i disa shqetësimeve në organizëm
Për shkak të vetive të tij ushqyese, përmban një numër të konsiderueshëm vitaminash për të cilat trupi ynë ka shumë nevojë si: kalcium, yndyrna, ptoteina, vitamina D, etj. Mjekët këshillojnë që konsumimi i qumështit të jetë i përditshëm, edhe pse shumë njerëz nuk e pëlqejnë atë. Më poshtë ju rendisim disa nga efektet positive që sjell konsumimi i qumështit në organzimin tonë.
Së pari,qumështi rregullon shikimin, pasi është një burim i vitaminës A dhe B12, të cilat janë të dobishme për sytë. Për këtë arsye, fëmijët dhe jo vetëm, duhet të pijnë qumësht rregullisht për të përmirësuar shikimin.
Së dyti, vitamina D në qumësht ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Bakteret e pranishme në qumështin organik janë gjithashtu të dobishme për sistemin imunitar dhe ndihmojnë në reduktimin e alergjive. Proteina e hirrës, e gjetur në qumësht, përmban beta-glukanë dhe imunoglobulina, që lufton kundër të ftohtit dhe gripit dhe ndihmon trupin në procesin e detoksifikimit natyror.
Së treti, qumështi përmirëson inteligjencën, kjo pasi qumështi i plotë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trurit tek fëmijët për shkak të pranisë së yndyrës së shëndetshme. Ajo gjithashtu ndihmon në mbështetjen e formimit të neuroneve tek fëmijët. Prania e magnezit në qumësht përmirëson inteligjencën tek fëmijët, ndërsa në të rriturit e pengon harresën.
Gjithashtu, konsumimi i qumështit forcon dhëmbët. Qumështi ndihmon në mbrojtjen e sipërfaqes së smaltit të dhëmbëve, duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe në rritje. Eleminon efektin e dëmshëm që uji i gazuar dhe acidet e pranishme në ushqim kanë dhe ndihmon në mbrojtjen e tyre nga prishja. Kalciumi mban kockën e nofullës të fortë dhe të shëndetshme.
Të kesh kocka të shëndetshme është shumë e rëndësishme pasi ato sigurojnë një strukturë në trupin tonë, mbrojnë organet tona dhe ruajnë kalcium. Me moshën, ato bëhen të dobëta për shkak të humbjes së kalciumit nëpërmjet urinës. Qumështi përmban sasi të mëdha të kalciumit dhe një bollëk të vitaminës D, të cilat janë thelbësore për rritjen e kockave dhe forcimin e tyre. Dendësia minerale e kockave dhe lënda e tyre varen nga përmbajtja e kalciumit të trupit. Njerëzit me mangësi të vitaminës D duhet të pijnë qumësht të fortifikuar.
Së fundmi, mund të themi se qumështi, është ilaçi i një prej probleme më të mëdha që hasemi përditë, siç është stresi.
Trupi juaj do të fillojë të ndihet i qetë me vetëm një gotë qumësht të vakët, pas një dite të lodhshme. Ai lehtëson nervat dhe muskujt e lodhur. Vitamina B12 e pranishme në qumësht është vërtet e mirë për indet nervore.
Por nuk duhet të harrojmë faktin se një gjumë i mirë është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë kësaj kohe trupi ynë riparon dhe rikthen energjitë.