Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun për Alzheimer
Konsumimi pa kontroll i alkoolit rrit rrezikun për sëmundjen e Alzheimer, ka treguar një studim i ri.
Konsumimi i tepruar i alkoolit ulë aftësinë e trurit për të riparuar veten dhe për të larguar pllakat, ndërtimi i të cilave shkakton Alzheimer. Gjithashtu dëmton gjenet të cilat kontrollojnë mirëmbajtjen e qelizave në tru, kanë deklaruar shkencëtarët.
Pllakat, grumbullim i proteinave, të quajtura amiloid beta janë të njohura për shkatërrimin e trurit dhe shkaktimin e Alzheimer. Në një tru të shëndoshë qelizat pastrojnë vetvetiu amiloid beta mirëpo alkooli ulë aftësinë e qelizave për të kryer këtë funksion.
Studiuesit kanë deklaruar se këto të gjetura ngrisin pyetje në lidhje me pasojat e konsumimit të alkoolit.