Konsumimi i ushqimeve në fast food. Dëmet në shëndet

Ndryshimi i stilit të jetesës, jeta dinamike, puna me orare të zgjatura përpara kompjuterave, lodhja kur kthehesh pas pune në shtëpi, janë faktorë që kanë ndikuar përherë e më tepër në konsumimin e ushqimeve të shpejta.

Tani koha e lirë është reduktuar goxha dhe njerëzit nuk e kanë më mundësinë të gatuajnë gjellë në shtëpi. Për të plotësuar nevojat ditore për ushqim, zgjedhin mënyrën më të thjeshtë dhe më të shpejtë, atë të ngrënies në fast food-e. Por, a jemi ne të vetëdijshëm për dëmet që kanë në shëndet këto ushqime?

Në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës kur nxënësit, gjimnazistët e studentët janë në shkolla, nivelet e shitjeve në fast food-e janë të larta. Të pyetur në shumë studime, të rinjtë shprehen se janë të vetëdijshëm për dëmet në shëndet, por që sërish e shohin këtë mënyrë ushqyerjeje si të shpejtë dhe më të leverdisshme për sa i përket aspektit kohor. Prindërit, në shumë studime, janë shprehur se i këshillojnë përherë fëmijët të mos konsumojnë ushqime të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmi i parë në shëndet, është mbipesha. Konsumi i ushqimeve të shpejta ndikon në mënyrë lineare në shtimin në peshë. Kjo është dhe arsyeja se pse në ditët e sotme po shohim përherë e më tepër fëmijë e të rinj mbipeshë, ndonjëherë edhe obezë, sepse ata ushqehen me ushqime jo të shëndetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëmi i dytë në shëndet, është rreziku për diabet juvenil në moshën e re dhe diabetin tip 2 në moshën e rritur. Ushqimet e shpejta janë faktor kryesor që ndikojnë me kalimin e kohës në uljen e nivelit të insulinës në trup. Nëse konsumi i tyre nis në moshë shumë të hershme, mund të ndodhë shfaqja e diabetit juvenil për fëmijët e grupmoshave të vogla, ndërsa në moshat e rritura zhvillohet diabeti “klasik”, ai tip 2 si pasojë e rezistencës insulinike.

Dëmi i tretë në shëndet, sipas një studimi të bërë në Londër, është ai i uljes së koeficientit të inteligjencës. Në studim u përfshinë fëmijë që konsumonin përherë ushqime të gatuara në shtëpi dhe fëmijë që konsumonin ushqime në fast food-e. Të vendosur në të njëjtat kushte për një kohë shumë të gjatë, u vu re se fëmijët që hanin shëndetshëm vazhdonin të kishin nivel të lartë inteligjence, kurse fëmijët që ushqeheshin në fast food-e prezantuan një nivel më të ulët inteligjence nga ai në fillim të studimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?