Konsumimi i verës mund t’ju bëjë më të zgjuar, thonë ekspertët

Ekspertët e verë, është koha për tu gëzuar!

Vera, jo vetëm që ju shoqëron në momentet më të bukura, dhe ju lë një shijë të shkëlqyer në gojë por sipas studimeve të fundit, mund t’ju bëjë edhe më të zgjuar. Sipas një neutrocieni të Universitetit të Yales, ka dalë në konkluzionin se konsumi i verës zgjon më shumë qeliza në tru se sa zgjidhja e ekuacioneve apo dëgjimi i muzikës.

Kjo vlen më tepër për ata që janë njohës të mirë të verës, dhe mënyrën se si përqendrohen për ta shijuar. Ata vendosin trurin në punë dhe përqendrimin e duhur për të mos gabuar. Gjithashtu edhe përdorimi i qelizave të tjera si ajo e nuhatjes, e ndjesisë, apo mënyra se si duhet të rrotullojnë gjuhën. Të gjithë këto komponentë, bëjnë që truri të vendoset në punë dhe të stërvitet më së miri.

Ne padyshim duhet të gëzohemi për këtë fakt. Sipas shkencëtarit Gordon Shepherd, pirja e verës aktivizon më shumë lëndën gri në tru sesa dëgjimi i muzikës dhe zgjidhja e ekuacioneve të matematikës. Kjo përmbajtje shqyrton në mënyrë të konsiderueshme lidhjen ndërmjet trurit dhe aftësive tuaja për të interpretuar aromën e verës duke u pasqyruar në librin e tij Neuroenologjia: Si mund ta krijojë truri shijen e verës.

Konsumimi i verës është një proces i përbërë nga shumë element të ndryshëm, duke përfshirë mënyrën se si mund ta shërbeni verën, se si gjuha e lëviz atë lehtë në gojë, se si nuhatja juaj mund të përgjigjet rreth aromës së verës dhe kështu me radhë.Duke folur në Radion Publike Kombëtare, Shepherd shpjegon se pse studimi i tij mbi provën e verës shkon përtej analizimit të verës për t’u përqëndruar tek pijanecët.

Truri juaj luan një rol shumë të rëndësishëm në dëshifrimin e shijes së verës. Shepherd e krahasoi atë me mënyrën se si sytë tanë mund të përceptojnë ngjyrat. “Analogjia që mund të përdoret është ngjyra. Objektet që shohim nuk kanë ngjyrë vetë, drita i godet ato, shpjegon eksperti.

Në mënyrë të ngjashme, molekulat në verë nuk kanë shije apo aromë, por ndërsa ata stimulojnë trurin tonë, truri krijon në të njëjtën mënyrë aromën  që krijon ngjyrën”. Pra duke shijuar shijen e këndshme të një Sauvignon Blanc, ju do të jeni duke angazhuar trurin tuaj në një aktivitet shumë të ndërgjegjshëm.

SHKARKO APP