Konsumoni duhan? Ja zgjidhja për mushkëri të shëndetshme!

Ndodh shpesh që të mos vlerësojmë sa duhet shëndetin e mushkërive, kjo deri në momentin që fillojmë të përballemi dhe të kemi probleme me frymëmarrjen.

Mushkëritë luajnë një rol shumë të rëndësishëm duke siguruar oksigjenin e nevojshëm për organizmin tonë dhe njëkohësisht ato luajnë rol dhe ndihmojnë edhe në mirëfunksionimin e organeve të tjera duke larguar dioksidin e karbonit nga organizmi.

Një sërë faktorësh si gjenetika, patologji të ndryshme dhe mjedisi mund të ndikojnë në shëndetin e mushkërive dhe si rrjedhojë të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen. Kur preket shëndeti i mushkërive atëherë kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së përditshme tonën por mund të çojë deri edhe në pasoja fatale për jetën.

Prandaj, është e rëndësishme të marrim masa dhe të kujdesemi me qëllim që të diagnostikojmë dhe trajtojmë çdo problem që lidhet me mushkeritë. Gjatë gjithë muajit Prill, 1-30 prill, Spitali Hygeia do të ofrojë Paketën e Kontrollit të mushkërive me çmimin ofertë prej 5,000 lekë:

➖Vizitë Pneumologu

➖Spirometri

➖Grafi Pulmoni

➖Gjak Komplet

➖Urinë Komplet

➖Uremi Azotemi

➖Kreatinemi

➖SGOT

➖SGPT

➖G-GT

A e dini se…��

➖Kanceri i mushkërive renditet i pari për nga shpeshtësia ndër tipet e kancerit që prekin meshkujt dhe i treti te femrat

➖Në vitin 2018 u diagnostikuan rreth 2 milion raste të reja me kancer të mushkërive

➖Shkalla e mortalitetit në pesë vitet e para të diagnostikimit me kancer të mushkërive, vlerësohet të jetë rreth 87% e rasteve, shifër

kjo më e lartë sesa norma e mortalitetit shkaktuar nga kanceri i prostatës dhe i gjirit marrë së bashku

➖Çdo 30 sekonda, dikush, diku në botë nuk arrin t’i mbijetojë kancerit të mushkërive

➖Rreth 80% të rasteve me kancer të mushkërive shkaktohen nga duhanpirja

➖Femrat duhapirëse janë 2 herë më të rrezikuara se meshkujt për t’u prekur nga kanceri i mushkërive. Kjo vlen edhe për kategoritë

jo duhanpirëse

✔Kryej kontrollin e Mushkërive/ Jeto shëndetshëm / Thuaj Jo Duhanit

Rezervo takimin: 04 23 90 000

#SpitaliHygeiaTirane #Shendetpertegjithe.

SHKARKO APP