Kontrolloni lëkurën tuaj! Notarja bëri zbulimin e pabesueshëm që i rrezikonte jetën

Notarja olimpike australiane, Cate Campbell nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje një shenje në krahun e saj pasi nuk kishte ndryshuar asnjëherë në madhësi apo formë.

Kur shkoi për të kontrolluar lëkurën në nëntor 2018, ajo u diagnostikua me melanoma të fazës së parë.

“U takova me një shoqe të vjetër që kishte një shenjë të madhe në parakrah dhe kishte një shenjë të melanomës, gjë që më nxiti të shkojë t’i bëja kontroll lëkurës dhe kjo më shpëtoi jetën. Ishte një tronditje e madhe për mua, unë kisha melanomë në lëkurën time dhe gjithmonë na është thënë të shikojmë për ndryshime apo pika të reja, por ajo u zhvillua në një pikë që e kisha gjithë jetën”, tha fituesja e medales së artë për “Femail”.

Sapo arritën rezultatet, iu kërkua që ti nënshtrohej operacionit për të hequr qelizat. Vetëm tre ditë pas ndërhyrjes, 26-vjecarja u rikuperua dhe tani vijon jetën si më parë.

Çfarë është melanoma?

Melanoma është forma më e përhapur në botë e kancerit të lëkurës. Nëse nuk kapet në kohë, i prekuri nga kjo sëmundje mund të humbasë jetën. Disa tipa nishanesh kanë karakter malinj dhe përbëjnë një rrezik për shfaqjen e sëmundjes së rrezikshme. Sipas ekspertëve evidentimi dhe kurimi në stadin fillestar nuk përbën rrezik për jetën e personit. Por, nëse ajo ka përparuar deri në metastaza, është tepër rezistente ndaj trajtimit me ilaçe dhe rreze.

SHKARKO APP