Krijohet testi universal për kancerin, jep rezultate brenda 10 minutave
Shkencëtarët kanë zhvilluar një test universal të kancerit që mund të zbulojë gjurmët e sëmundjes në gjakun e pacientit.
Testi, që kushton lirë, dhe është i thjeshtë përdor një lëng që ndryshon ngjyrën për të zbuluar praninë e qelizave malinje kudo në trup dhe siguron rezultate në më pak se 10 minuta.
Ndërsa është ende në zhvillim, ky testim bazohet në një qasje radikale të re për zbulimin e kancerit që mund të bëjë kontrollin rutinë për sëmundjen, një procedurë të thjeshtë për mjekët.
Laura Carrascosa, një studiuese në Universitetin e Queensland, tha:
Një përparësi e madhe e kësaj teknike është se është shumë e lirë dhe shumë e thjeshtë për t’u bërë, kështu që mund të adoptohet në klinika mjaft lehtë.”
Ky ekzaminim ka një ndjeshmëri prej rreth 90%, që do të thotë se do të zbulonte rreth 90 në 100 raste të kancerit. Dhe, do të shërbejë si një kontroll fillestar për kancerin. Në rast të rezultateve pozitive, mjekët mund të vazhdojnë me ekzaminime më specifike.
E “meta” e vetme e këtij testi është se mund të zbulojë nëse pacienti ka kancer apo jo, por, nuk mund ta specifikojë se ku ndodhet apo sa i avancuar është.