Krijohet vaksina për kancerin, e mëson trupin t’i shkatërrojë vetë tumoret
Një vaksinë për kancerin, e cila e mëson trupin që t’i luftojë vetë tumoret, ka zhdukur simptomat nga dy pacientë me limfoma.
Vaksina, e cila është ende në faza eksperimentale, injektohet direkt tek tumori dhe e mëson sistemin imunitar që ta shkatërroje.
Veç tumorit aktual, vaksina e mëson sistemin imunitar që të kërkojë edhe qeliza të tjera kanceroze.
Ky trajtim është testuar nga kërkuesit mbi 11 pacientë me limfoma dhe thuhet se disa prej tyre nuk kanë pasur simptoma prej disa muajsh ose edhe disa vitesh.
Testimet kanë rezultuar aq të suksesshme sa kërkuesit besojnë se mund të jetë shpresëdhënëse edhe për llojet e tjera të kancerit si ai në gjoks, kokë dhe qafë.
Edhe pse ky trajtim quhet vaksinë, ai nuk siguron parandalimin e kancerit, thjesht mëson sistemin imunitar që ta luftojë sëmundjen.
Testimet po bëhen në spitalin Mount Sinai në Nju Jork.