Kripa e dëmshme për trurin
Kripa për vite të tëra është cituar si shkaktare e presionit të lartë të gjakut. Në studimet e reja është dalë në përfundimin se kripa mund të dëmtojë trurin tuaj. Eksperimenti është realizuar tek minjtë dhe studimi tregon një lidhje midis dietës së pasur me kripë, memories dhe problemeve të të menduarit.
Minjët pas 8-deri në 12 javë pas konsumimit të kripës treguan shenja të problemeve me kujtesës dhe probleme të të menduarit. Ata kishin vështirësi në njohjen e objekteve të reja dhe të njohura për ta. U bë më e vështirë për ata të kalonin nëpër labirinte si edhe nuk mund të ndërtonin një fole që janë sjellje të domosdoshme për ndërveprimin e miut me botën.
“Për njerëzit, kjo do të sillte probleme me memorien, çorientim. Do të thotë që njerëzit nuk janë në gjendje të vishen, gatuajnë, të paguajnë faturat apo të realizojnë gjërat e përditshme,”- thotë Costantino Iadecola, MD, profesor i neurologjisë dhe neuroshkencës në Weill Cornell Medical College në New York City.