Kujdes, këto veprime nuk duhet t’i bëni në mëngjes
Të gjitha e kanë një rutinë në mëngjes, edhe ato që thonë se nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe, sërish i kanë disa veprime që i kryejnë sapo hapin sytë.
Por a jemi duke kryer veprimet e duhura me lëkurën dhe fytyrën tonë kur zgjohemi?
Ka disa gjëra që duhet t’i kemi parasysh të gjitha femrat dhe të tregojmë kujdes, veçanërisht kur vjen puna për aparencën dhe rutinën e mëngjesit.
Disa prej tyre po i reshtojmë më poshtë:
Kujdes me shampon
Nëse e keni zakon të lani flokët në mëngjes, mos harroni të shpëlani fytyrën me ujë të pastër pasi keni larë flokët. Agjentët kimikë të shampos dhe papastërtitë e flokëve tuaj shkojnë në fytyrë.
Mos përdorni ujë të nxehtë
Në mëngjes mos përdorni ujë të nxehtë për të larë fytyrën. Rrezikoni të dehidratoni lëkurën dhe t’i jepni një pamje jo tërheqëse. Përdorni ujë të vakët.
Pastrimi i fytyrës
Pastrimi i fytyrës në mbrëmje para se të shkoni për të fjetur është një domosdoshmëri, edhe nëse ktheheni në shtëpi vonë. Por edhe pastrimi i saj në mëngjes është po aq i rëndësishëm. Lëkura në gjumë rigjenerohet tetë herë më shpejt se gjatë ditës dhe është e rëndësishme të pastroni yndyrën, djersën dhe qelizat e vdekura.
Produktet për pastrim
Ka shumë variante me çfarë ta pastroni fytryrën. Mundohuni të zgjidhni sa më natyrale. Kujdesuni të ruani një rend për pastrimin e fytyrës: Pastrim, tonifikim dhe hidratim. Kjo duhet të jetë renditja që duhet të keni parasysh në mëngjes para se të pastroni fytyrën nëse doni të keni rezultate të mira.
Mos i prekni puçrrat
Ndodh që sapo çohemi në mëngjes mendjen e kemi direkt për të ngacmuar puçrrat. Mos i prekni. Mos u tundoni. Thjesht vendosni pak korrektor në mënyrë që të mos bien shumë në sy.
Mbroni veten nga dielli
Në verë para se të dilni nga shtëpia aplikoni në lëkurë një krem mbrojtës kundër rreziqeve që mund të keni nga rrezet e diellit. Nuk është e nevojshme të aplikohet me patjetër krem dielli, por edhe një krem që e përdorni për fytyrën do të ishtë shumë mirë pasi jua mban të hidratuar gjatë ditës.